Categories Covid-19, Lajme

EMRI/ Kishte 10 ditë në terapi intensive, kush është 60-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali Covid-2

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhur pak pas mesnate në spitalin “Shefqet Ndroqi” ku një pacient me Covid-19 u vetëhodh nga ballkoni duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se viktima është identifikuar si Leonard Shabani nga Rrësheni, 60-vjeç, i cili kishte 10 ditë i shtruar në terapi intensive.

Sakaq mësohet se 60-vjeçari kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Ky është rasti i pestë zyrtar tragjik në vendin tonë ku pacientët me Covid-19 i kanë dhenë fund jetës duke u vetëhedhur nga ballkonet e spitaleve.

Rasti i fundit ishte i një 69-vjeçari nga Fieri, i cili u hodh nga ballkoni i spitalit Infektiv, ku më pas ndërroi jetë. Po ashtu vetëm pak javë më parë një 52-vjeçar i prekur nga kronavirusi i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga dritarja e dhomës ku po trajtohej ne spitalin universitar “Shefqet Ndroqi”. Viktima u identifikua si Preng Gjonaj me origjinë nga Tropoja, por me banim në Tiranë dhe prej një jave ishte i shtruar në këtë spital. Kujtojmë që një 65-vjeçar nga Klosi dhe një 29-vjeçar në muajt gusht-shtator kanë ndërruar jetë pasi janë hedhur nga dritaret e këtij spitali.

Gjendja e rëndë shëndetësore e tyre si pasojë e COVID por edhe gjendja psikologjike ka bërë që këta persona të ndërmarrin këto akte ekstreme Tiranë/Informacion paraprak Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME