Categories Lajme

Dinamika/ U fut në pyllin e Liqenit të Thatë për të humbur gjurmët. Si u zbulua autori i vendosjes së tritolit në garazhin e “Visit të Garave”!

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vendosjes së një sasie tritoli në garazhin e Elvis Kosovës i njohur si “Visi i Garave”, ngjarje e ndodhur më 24 Korrik në rrugën “Peti” tek zona e Liqenit të Thatë.

Kanë qenë kamerat e sigurisë që ndihmuan grupin hetimor duke ndjekur të gjithë itinerarin që ka bërë 36-vjeçari Klodian Steli pas vendosjes së lëndës plasëse.

Madje për të humbur gjurmët autori është futur në pyll pranë liqenit të Thatë dhe ka qëndruar aty për rreth 30 minuta dhe më pas ka dalë në një rrugicë tjetër për t’u larguar.

Ai ka shkuar drejt automjetit të tij dhe është larguar.

Policia ka arritur të zbuloje makinën nga kamerat e sigurisë dhe nga verifikimet është zbuluar se autori e kishte marrë me qira në Fushë-Krujë.

Ky veprim ka nxjerrë zbuluar 36-vjeçarin duke bërë të mundur që blutë ta identifikojnë.

Mësohet se Klodian Steli ditën e ngjarjes është larguar jashtë territorit të Shqipërisë.

“Zbardhet autorësia e vendosjes së lëndës plasëse në garazhdin e shtetasit E. K., ndodhur më datë 24.07.2025. Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Gjendet dhe automjeti me të cilin ky shtetas lëvizi gjatë kryerjes së krimit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2025, në rrugën “Peti”, ku në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K. u vendos një sasi lënde plasëse, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin: K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe ndalimin e tij”, informoi sot (5 Gusht) policia.

Pak ditë më parë u publikuan edhe pamjet pas shpërthimit me lëndë plasëse në garazhin e 39-vjeçarit Elvis Kosova, i njohur si “Visi i Garave”.

Pamjet filmike nuk kapin momentin e vendosjes së lëndës plasëse, por dokumentojnë situatën menjëherë pas shpërthimit. Në to duken mjetet e dëmtuara dhe sirenat e policisë në vendngjarje.

Nga shpërthimi pati të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme, pasi jane shkaterruar disa automjete.

Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete të parkuara, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë.

Elvis Kosova me precedent

39-vjeçari eshte arrestuar me pare, në gusht të vitit 2024 për shkak se u akuzua për vjedhjen e nje Audi R8 me vlerë 200 mijë euro.

Lidhur me këtë rast, së bashku me të u vu në pranga edhe shtetasin turk, Yucehan Er.

Sipas njoftimit të policisë në atë kohë, 39-vjeçari turk Yucehan Er, banues në Gjermani, kishte marrë një automjet me qira, të cilin e solli në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ia kishin vjedhur në afërsi të një hoteli në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Yucehan Er ia kishte dhënë automjetin Elvis Kosovës dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij për qëllime përfitimi.

Pasi ka zbuluar skemën, gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, blutë gjetën të parkuar automjetin tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare. Në kërkim, në atë kohë, u shpall edhe një 20-vjeçar, pronari i baneses ku ishte parkuar makina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME