Categories Lajme

Dionisi përfundon me sukses radioterapinë, stafi Onkologjikut në Tiranë i bën dhuratë topin me firmën e Cristiano Rondaldos

Stafi i Spitalit Onkologjik në Tiranë, ka surprizuar një nga pacientët e vegjël, në seancën e fundit të radioterapisë e cila është kryer me sukses. Dionisi ëndërronte një top me firmën e futbollistit Cristiano Ronaldo dhe stafi me në krye dr.Orges Spahiu ia ka dhuruar.

“Emocion i papërshkruar për Dionisin e vogël, i cili sapo përfundoi me sukses seancën e fundit të radioterapisë, u surprizua nga stafi i Njësisë së Radioterapisë në Spitalin Onkologjik, me një dhuratë që e ëndërronte një top me firmën e Cristiano Ronaldos CR7.

Emocion i veçantë dhe për super ekipin e drejtuar nga dr. Orges Spahiu për përfundimin me sukses të trajtimit të Dionisit me teknologjinë më të avancuar përmes akseleratorit linear, të cilët japin jo vetëm më të mirën për trajtimin e pacientëve me sëmundje onkologjike por edhe përkujdes e dashuri të pakursyer, si në një familje.

Shërim të shpejtë Dionis dhe kthim të shpejtë mes shokësh në shkollë”, shkruan ministrja Ogerta Manastirliu dhe ndan videon e mëposhtme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME