Categories Lajme

Diplomohet në moshën 74-vjeçare: Dua të frymëzoj brezat e ardhshëm

Historia ime” nën drejtimin e Mirela Milorit në Tv Klan solli sot historinë e një studenti të pazakontë. Destan Dangëllia është 74 vjeç në pension dhe është duke u përgatitur për t’u diplomuar në ciklin Bachelor në Universitetin Bujqësor të Tiranës.

Kur ishte rreth 60 vjeç vendosi të ndiqte ëndrrën e tij për të ndjekur arsimin e lartë, 40 vite pasi ishte shkëputur nga shkolla. Si një ish i persekutuar gjatë sistemit komunist, ai nuk kishte patur mundësi të ndiqte studimet e larta, por dëshira për të studiuar nuk i humbi kurrë.

Kjo ka qenë ëndrra ime e përjetshme. Unë kam qenë një fëmijë i talentuar dhe shumë i apasionuar mbas arsimit, që në fillore, 7-vjeçare, të mesmen dhe deri sot. Studimin e kam patur pasion, por edhe në periudhën që jam ndërprerë nga studimet unë përsëri studioja”.

Edhe pse nuk pati mbështetjen e duhur nga familjarët e tij, ai megjithatë ishte i bindur ta çonte deri në fund misionin e tij.

Por unë i kisha testuar paraprakisht. Pyetja e parë ishte pse e do shkollën, tani në këtë moshë? Ata nuk hynin dot në botën time shpirtërore, sesa e kisha vuajtur unë atë gjë. Unë dhe gruaja bashkë, se me gruan bisedonim herë pas here. Por edhe prindërit ikën të përvëluar, për punën e arsimit dhe të shkollës dhe unë kështu unë dua të shpie në vend angazhimin tim dhe kështu veprova”.

Sot me statusin e stërgjyshit, Dangëllia vazhdon studimet e larta për “Inxhinieri Mjedisi”.

“Për diplomën më kanë bërë shumë pyetje dhe kam një mendim do ta deklaroj këtu dhe them që diplomën unë do ta marr. Dashtë Zoti ta marr me rezultate të mira ashtu si po punoj dhe diplomën do ta lë në Universitet. Nëse do të gjej ndonjë mundësi ligjore, do ta lë aty përjetësisht. Për të dhënë mesazhet, për t’u dhënë brazave të rinj, atyre që janë dhe atyre që do të vinë, t’ju japim mesazhet sesi ka punuar një person, një devolli, një shqiptar, këtu dhe 50 vite dhe vite në vazhdim. Se vitet do të ikin shumë larg, kurse diploma do të rrijë aty. /tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME