Categories Lifestyle

Disa hapa për kocka të forta në çdo moshë

/ATSH/ – Kocka të forta dhe trup në formë janë dy elementë kryesorë të një jetese të shëndetshme. Me kalimin e moshës, njeriu humbet gjithnjë e më shumë nga dendësia kockore. Një gjë e tillë mund të nxisë ose përshpejtojë sëmundjen e osteoporozës e cila manifestohet me fraktura që më pas shkaktojnë paaftësi fizike tek njeriu.

Sipas ekspertëve lajmi i mirë është se osteoporoza apo reumatizma nuk është një pjesë e pandashme e plakjes dhe nëpërmjet disa hapave të caktuar, njeriu mund të mbajë kockat të shëndetshme e të forta. Ja gjithçka që ju nevojitet që të përkujdeseni për kockat pavarësisht moshës.

Kalçiumi dhe Vitamina D

Kalçiumi është shumë i rëndësishëm për kockat ndërsa vitamina D ndihmon në përthithjen maksimale të tij. Këto ushqyes përbëjnë shtyllat kryesore të një skeleti të shëndetshëm e të fortë.

Ekspertët rekomandojnë që të rriturit të marrin 1,000 mg kalçium në ditë ndërsa gratë pas menopauzës duhet të marrin 1,200 mg kalçium në ditë. Sa i përket vitaminës D, të rriturit kanë nevojë për 600 njësi ndërsa të moshuarit mbi 70 vjeç kanë nevojë për 800 njësi.

Ushqyerja e Duhur

Kalçiumi dhe vitamina D nuk janë të mjaftueshme për ruajtjen e shëndetit të kockave. Roli i tyre plotësohet falë ushqyerjes së duhur me fruta, perime, arrorë, fara, yndyrna të shëndetshme e drithëra të plota. Këto të fundit janë shumë të pasur me ushqyes të dobishëm për kockat.Sa i përket perimeve, rekomandohet që të zgjidhni nga të gjithë ngjyrat, që nga barishtet e gjelbra deri tek specat e kuq. Një regjim shumëngjyrësh garanton ushqyes të larmishëm për kockat.

Aktiviteti Fizik

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për shëndetin e kockave. Ushtrimet më efikase janë ato që përfshijnë peshat por jo tepër të rënda. Njerëzit që kanë pësuar fraktura duhet të shmangin kërcimin, ngjitjen e shkallëve etj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME