Categories Turizëm

Ulja e karbonit në qytetet me destinacion krocierat, promovohet projekti në Durrës

/ATSH/ Lundrimi me kroçera në Portin e Durrësit pritet të ketë një rritje të madhe në vitet e ardhshme duke i bërë destinacionet e afërta turistike më të frekuentuara. Kjo do të sjellë një impakt pozitiv për sa i përket zhvillimit ekonomik dhe turistik, por i ballafaqon qytetet si Durrësi edhe me nevojën për ruajtur burimet e tyre natyrore dhe kulturore.

Sektori i projekteve pranë Autoritetit Portual Durrës, prezantoi para studentëve të Fakultetit të Studimeve Profesionale, projektin “LOCATIONS (Low Carbon Transport in Cruise Destination Cities), në bashkëpunim me Institutin e Transporteve Tiranë dhe Bashkinë Durrës.

Të gjitha palët e përfshira në projekt theksuan nevojën e një rrjeti të fortë lokal të aktorëve institucionalë, ku bën pjesë edhe Universiteti, për të bashkuar forcat dhe trajtuar çështjen në një mënyre të koordinuar. “Promovimi i lëvizshmërisë me nivel të ulët karboni në destinacionet e lundrimit me krocera”, është një projekt 36-mujor që trajton çështjen e eksternaliteteve negative të prodhuara nga udhëtarët e kroçerave, veçanërisht emetimet e karbonit.

Zgjidhja e propozuar nga projekti, Zhvillimi i Planeve të Transportit me Karbon të Ulët (LCTPs), i’u prezantua pjesëmarrësve në takim dhe u parashtruan prej tyre propozime të reja rritja e efikasitetit energjetik të transportit, përmirësimi i cilësisë së jetës në qytete në drejtim të zvogëlimit të ndotjes së mjedisit dhe ndotjes akustike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME