Categories Sport

Disiplina nuk fal Partizanin, Tiranën dhe Luftëtarin

Incidentet e shënuara në ndeshjen derbi mes Partizanit dhe Tiranës kanë qënë temë e nxehtë në Komisionin e Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit. Në njoftimin e bërë pak minuta më parë, kjo instancë dënon ashpër dy klubet e kryeqytetit. Partizani dhe Tirana janë dënuar me gjobë 200.000 (dyqind) mijë lekë për sjelljen e gabuar të tifozëve, si dhe dëmshpërblim për dëmtimet e shkaktuara në stadiumin e ri kombëtar nga tifozeria përkatëse. Ndërkohë, trajneri i komanduar i Luftëtarit, Neritan Novit i duhet të presë debutimin në stol, pasi u pezulluar me 2 ndeshje për shkak të sjelljes së gabuar në ndeshjen e fundit ndaj Laçit.

Komisioni i Disiplinës: 1. KF “Partizani” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/1;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF “Partizani” detyrohet të dëmshpërblejë dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”. 2. KF “Tirana” për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të Nenit 65/2;65/3/a dhe 65/4/a të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF “Tirana” detyrohet të dëmshpërbleje dëmtimet e shkaktuara në “AIR ALBANIA STADIUM” nga tifozeria përkatëse sipas akt konstatimit të “Qendrës Sportive Kuq e Zi”. 3. Zyrtari i KS Luftëtari Neritan Novi për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 55/2 te KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik. 4. Çeljen e hetimit disiplinor për incidentet në ndeshjen Shkumbini – Dinamo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME