Categories Sport

Messi nuk ndalet, merr dy çmimet e rëndësishme në Spanjë

Pas “Topit të Artë”, Lionel Messi nuk “lë” asnjë çmim individual në La Liga. Sulmuesi i Barcelonës ka rrembyer trofeun “Pichichi” që i jepet lojtarit që shënon më shumë brenda një viti kalendarit në Spanjë, si dhe çmimin “Alfredo di Stefano” për lojtarin më të mirë në ligë. Argjentinasi shënoi 36 gola në sezonin e shkuar, 2018-2019, duke fituar për herë të gjashtë në karrierë trofeun e “Pichichi”. Pavarësisht se dihej edhe më parë se Messi do të ishte njeriu kryesor i kësaj mbrëmje, 32-vjeçari mungoi në ceremoninë e organizuar nga “Marca”.

Portieri i Atletico Madrid, Jan Oblak u zgjodh si portieri më i mirë i kampionat. Në 37 ndeshje, sllovaku mbajti të paprekur portën në 20 raste, duke marrë për herë të katërt në karrierë çmimin “Zamora”. Jose Bordalas dhe Diego Martinez fituan trofeun e “Miguel Munoz”, dhënë për trajnerin më të mirë në kampionat.Iago Aspas iu dha trofeu “Zarra” për të tretin vit radhazi pasi u shpall golashënuesi më i mirë spanjoll, teksa Inaki Ëilliams fituan çmimin e “Golit të Artë” për realizimin e tij kundër Sevilla. Sergio Ramos u vlerësua me çmimin e “MVP” për arritjen e madhe me kombëtaren. Kapiteni i Realit kapi shifrat e 170 paraqitjeve me ekipin kombëtar, duke u bërë lojtari më më shumë prezenca në histori.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME