Categories Lajme

Dita e Alfabetit/ Meta: 112 vjet më parë, Rilindasit e vërtetë i paraprinë Pavarësisë së Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në rrjetet sociale, uron 112-vjetorin e Kongresit të Manastirit dhe njëkohësisht Ditën e Alfabetit. Sipas kreut të shtetit, rilindasit e vërtetë, 12 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.

Ilir Meta: Gëzuar Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë të bukur shqipe, të shkruar me gërma gjaku, pas sakrificash të panumërta të patriotëve dhe intelektualëve tanë. Nderim dhe mirënjohje Rilindasve të vërtetë të kombit tonë, që 112 vjet më parë, të mbledhur në Kongresin e Manastirit, njehsuan elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve, për t’i paraprirë Pavarësisë së Shqipërisë.

Në themel të çdo kombi qëndron gjuha, ndaj mbrojtja e saj nga çdo armik apo gjakprishur, i shërben identitetit tonë kombëtar. I lumtur që në përvjetorin e kësaj ngjarjeje të shënuar kombëtare, të ekspozoheshin në Institucionin e Presidentit, dokumente dhe foto nga punimet e Kongresit të lavdishëm të Manastirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME