Categories Lajme

Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, mbahet konkursi “Të rinjtë dhe privatësia”

Në Ditën e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Profesionale TIK “Hermann Gmeiner”, organizuan konkursin me temë “Të rinjtë dhe privatësia”. Aktiviteti me këtë rast u mbajt në “Qendrën e Inovacionit Protik”. Të ftuar nderi ishin zëvendëskryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Vasilika Hysi, i dërguari me punë i Republikës së Austrisë Christian Steiner; zv.kreu i Zyrës së Këshillit të Europës, Olsi Dekovi; përfaqësuesi i delegacionit të BE, Aurelien Juliard; përfaqësues nga institucione shtetërore. 10 grupe nxënësish të viteve të 3-ta dhe 4-ta të kësaj shkolle prezantuan projektaplikacione, ku “politikat e privatësisë” ishin elementi kryesor i vlerësimit nga një juri profesioniste.

Për përgatitjen e këtyre punimeve mësimore Zyra e Komisionerit dhe stafi i shkollës realizuan një cikël trajnues gjatë muajit janar 2020, për njohjen e parimeve kryesore rregullatorë të garantimit të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave personale. Aplikacioni “StudentGuard”, punim i grupit të nxënësve Klara Rapo, Josif Çarka, Kledion Nito dhe Sindis Kote, u shpall fitues. Ky projekt është një sistem monitorimi mbi frekuentimin e mësimit, për të vënë në dijeni prindin. Aplikacionet e tjera të prezantuara në konkurs përfshijnë disa fusha, si ajo e menaxhimit të financave personale apo të biznesit; menaxhimin e të dhënave shëndetësore apo respektimin e dietave ushqimore; lundrimin e sigurt në internet; blerjeve online; kontrollin e postës elektronike; targimin e automjeteve apo parkimin e tyre. Autoritetet kombëtare të vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe të Këshillit të Europës, më 28 janar zhvillojnë aktivitete të ndryshme me karakter ndërgjegjësues për qytetarët. Në botë, kjo ditë njihet si Dita e Privatësisë (Privacy Day).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME