Categories Lajme

Gjukanoviç: As Serbi e madhe, as Shqipëri e madhe, mund të ketë vetëm “tragjedi të madhe”

Presidenti malazez, Milo Gjukanovic theksoi në Tivat se po abuzohet me lirinë fetare për të rrëzuar Malin e Zi dhe u bëri thirrje qytetarëve që të mos bëhen “pjesë e këtij projekti të çmendur”. “Ne kemi një qëllim shumë të qartë, që është të sigurojmë zbatimin e pakushtëzuar të neneve kushtetuese në Kushtetutën e Malit të Zi, që është ndarja e kishës nga shteti dhe liria e garantuar e fesë”, tha Gjukanoviç.  Presidenti malazez theksoi se  Kisha Ortodokse në Mal të Zi është e pavarur dhe ka të gjitha atributet e pavarësisë.

Ai foli gjithashtu për ata që duan të rikthejnë idenë e mëparshme se Mali i Zi është një shtet tjetër serb. “Kjo është, në të vërtetë, mosmarrëveshja themelore e nacionalizmit të madh serb me pavarësinë e Malit të Zi “, tha ai. Gjukanoviç tha se, “nacionalizmi i madh serb nuk u pajtua kurrë me pavarësinë e Malit të Zi dhe vazhdoi të ëndërrojë ëndrrën e tij, të rikompozojë Ballkanin, të bëjë një Serbi më të madhe, Shqipëri, Kroaci, dhe që pjesa tjetër të zhduket”, theksoi ai. Gjukanovic më tej tha se ky është plani që ka ekzistuar gjithmonë në vitet 1990 dhe që shkaktoi një numër të madh viktimash. “Pra, as nuk mund të jetë Serbia e madhe, dhe as Shqipëria e madhe, mund të jetë vetëm një tragjedi e madhe,” theksoi ai. Gjukanovic nënvizoi se 30 vjet pas kësaj, idetë e vjetra janë përsëri në tryezë, dhe pjesë e këtyre ideve është nacionalizmi i madh-serb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME