Këngëtarja Bebe Rexha ka psotuar një video ku shihet në vello e fustan të bardhë. Bebe shfaqet si një nuse në fustan të bardhë në postimin më të fundit që ka bërë në Instagram. Ajo shihet me vello dhe e rregulluar në videon ku shfaqet duke qeshur shumë e lumtur e duke dhënë puthje, shkruan Gazeta Express. Kjo video ka befasuar e hutuar shumë fansa, të cilët edhe i besojnë shkrimit të këngëtares se ajo është martuar.
Bebe ka shkruar se kjo është “dita më e lumtur e jetës së saj”, duke lajmëruar se asaj i është dashur që ta mbajë këtë lajm të fshehtë por që më shumë foto dhe video do të vijnë në vazhdim.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare deklarohet vazhdimisht se nuk është në lidhje dhe se është në kërkim të një djali të mirë, e kjo dukje e saj sigurisht është bërë për ndonjë projekt të ri që Bebe do të sjellë së shpejti.
