Categories Lajme

Dita ndërkombëtare e pastrimit/ Klosi në Berat: Landfillit do t’i jepet zgjidhje për të eliminuar një gangrenë mjedisore

Sot është dita  ndërkombëtare e pastrimit dhe u bënë  aksione në të gjithë  vendin.

Ministri Blendi Klosi iu  bashkua nismës së institucioneve dhe qytetarëve të  Beratit për pastrimin e zonave dhe lagjeve të qytetit dhe ish- komunave.

Ministri Klosi deklaroi se shumë shpejt do t’i jepet një zgjidhje landfillit të Beratit për të eliminuar një gangrenë mjedisore që ndot dhe shkatërron imazhin turistik të qytetit muzeal.

Jemi në fazën e fundit për një ndërhyrje të madhe në landfillin e Beratit që është një gangrenë e madhe 30- vjecare e këtij qyteti”, tha ministri Klosi duke theksuar se kjo ndërhyrje do të krijojë standard të ri për menaxhimin e mbetjeve në Berat.

Duke iu referuar nismës  “Qesja e fundit” ministri Klosi u shpreh për masa drastike, duke e konsideruar përdorimin e qeseve si një krim mjedisor.

Ministri Klosi  përsëriti thirrjen e tij për të gjithë qytetarët që t’i bashkohen nismës “Qesja e fundit” për t’ia dalë mbanë që më 1 qershor 2020 Shqipëria të jetë vendi i parë në Europë që të zerojë përdorimin e qeseve plastike.

Foto nga Berati në Ditën Ndërkombëtare të Pastrimit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me armë për të kërcënuar njëri-tjetrin, në pranga dy fqinjët në Shkodër!

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Shkodrës pas një konflikti të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME