Categories Lajme

E sollën me bujë nga Gjermania, pronari i bananeve me k.o.kainë sfidon nga salla e gjyqit

E mbani mend emrin e tij qe qarkulloi pasi ne portin e Durresit vjet u kap sasia rekord e k okaines fshehur ne banane?

Dy ditë pas ekstradimit në vendin tonë, Arbër Çekaj doli sot në gjyq për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tij, dhënë edhe më herët në mungesë.

Sic shkruan tch, Çekaj ka qeshur me ironi gjatë gjithë kohës që lexoheshin akuzat e rënda ndaj tij.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e arrestit me burg për Arbër Çekajn, i cili u ekstradua disa ditë më parë nga Gjermania, dhe akuzohet për sasinë prej 613 kilogramë kokainë që u kap rreth një vit më parë në portin e Durrësit.

Biznesmeni i bananeve pritet të qëndrojë në burgun 313 në Tiranë deri në dhënien e dënimit përfundimtar.

Avokti Maks Haxhia ka kërkuar revokim mase, dhe ndryshimin e saj në një masë më të butë.Sipas avokatit Arbër Çekaj ka patur vetëm bananet, ndërsa pronari ka i kontenierit ka qenë tjetër, ai duhet hetuar. Arbër Çekaj sipas avokatit nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Kujtojmë se Arbër Çekaj u arratis në Gjermani pas zbulimit në Portin e Durrësit të kokainës së ardhur nga Kolumbia në mars të vitit 2018, dhe kërkoi atje azil politik me argumentin se në Shqipëri i rrezikohet jeta.

Shkalla e parë e gjykatës gjermane vendosi për ekstradimin e Çekajt në Shqipëri, por më tej pronari i “Arbi Garden” kërkoi apelimin e vendimit, dhe në fund verdikti i dhënë për të do të ishte i njëjti.

Për çështjen e 613 kilogramëve kokainë mbahen të arrestuar menaxheri i kompanisë së Çekajt, Donald Lushaj dhe Armando Pezaku, shoferi i kamionit që transportoi kontenierët me banane dhe kokainë drejt magazinave të Arbri Garden në Maminas ku u zhvillua dhe operacioni i arrestimeve nga policia që zbuloi kokainën me vlerë 180 milionë euro.

Screenshot_8-217-425-496-49 (1)6-493-68Screenshot_10-20

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qëlluan me armë për të kërcënuar njëri-tjetrin, në pranga dy fqinjët në Shkodër!

Dy persona kanë rënë në pranga nga policia e Shkodrës pas një konflikti të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME