Categories Lajme

Dita nis e kthjellët, si parashikohet moti për këtë të diel

Moti i kthjellët do të dominojë në Republikën e Shqipërisë deri pak pas mesditës kur në një pjesë të mirë të vendit shfaqen vranësirat e lehta e kalimtare. Sipas Meteoalb, këto kushte atmosferike mbeten edhe gjatë mbrëmjes, ndërsa me kthjellime do të paraqitet zona përgjatë vijës bregdetare.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 15°C deri në 36°C.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë.

Kosova , Vijon mot me kthjellime deri në mesditë, kur në zonat veriore-verilindore shfaqen vranësira kalimtare dhe gradualisht përfshijnë gjithë Kosovën. Por sërish orët e vona të pasdites ri-kthejnë kthjellimet.

Maqedonia e Veriut, Deri pasdite moti në territorin e Maqedonisë së Veriut paraqitet me kthjellime. Por pasditja sjell vranësira të lehta e kalimtare nëpër territor. Edhe nata mbetet me mot të kthjellët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME