Categories Kuriozitete

Horoskopi i të dielës, 28 Qershor 2021

Dashi

Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, pasi do të jetë e mbushur me probleme të sferës profesionale dhe ekonomike. Është një periudhë e mbushur me ulje-ngritje, ku duhet të tregoheni të durueshëm, në pritje të ditëve më të mira.

Demi

Tregohuni të kujdesshëm me shpenzimet, pasi kohëve të fundit kanë qenë të shumta. Me gjasë mund të jeni përballur me situata të paparashikueshme, por tashmë duhet munduar që ta mblidhni dorën sa më shumë, aty ku është e mundur. Sa i takon ndjenjave, situata është e tensionuar.

Binjakët

Kjo e shtunë do të jetë mjaft pozitive, ku do të ketë përmirësime të ndjeshme në dashuri. Mjaft të favorizuara janë takimet, ndaj përfitoni. Keni nevojë që të argëtoheni.

Gaforrja

Ju pret një ditë e mbushur me tensione lidhur me sferën profesionale. Ndiheni disi të lodhur për shkak të detyrave të reja dhe përgjegjësive të shumta. Mundohuni që të mos nervozoheni.

Luani

Venusi do të jetë në anën tuaj dhe kjo gjë do të bëjë që të ndiheni më të fortë. Yjet favorizojnë të gjitha projektet e reja, si dhe historitë e reja të dashurisë.

Virgjëresha

Kjo e dielë do të jetë e mbushur me nervozizëm dhe aspak në ritmin e duhur sa i takon punës. Do të ndiheni të pakënaqur, për shkak se nuk do të vlerësoheni siç duhet. Lidhur me disa projekte do të ketë ngadalësime, ende pa nisur mirë.

Peshorja

Kjo ditë do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të merrni vendime të rëndësishme, madje edhe drastike. Kjo gjë mund të ndodhë edhe në dashuri, nëse jeni përballur me keqkuptime të cilat i keni konsideruar të pazgjidhshme.

Akrepi

Do të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kësaj të shtune dhe nuk do të keni aspak dëshirë për të bërë asgjë. Mundohuni që të shkarkoni nervozizmin tek të tjerët, sidomos tek njeriu i zemrës.

Shigjetari

Kjo e dielë do të jetë pozitive dhe paralajmëron një periudhë rikuperimi, pas një faze në vend numëro, sidomos sa i takon dashurisë. Mundohuni që të jeni më entuziast, pasi në të kundërt rrezikoni që të mërziteni.

Bricjapi

Mund të ketë probleme në sferën sentimentale lidhur me të kaluarën, por që do arrini që ti kapërceni, sidomos nëse arrini që të rifitoni besimin dhe optimizmin. Yjet do të kenë ndikim pozitiv për të lindurit e kësaj shenje, duke bërë që ta rimerrni veten. Ujori

Duhet të mundoheni që të rishikoni shpenzimet, pasi keni nxjerrë shumë më shumë nga sa kanë hyrë. Mund të ketë debate, pikërisht lidhur me paratë.

Peshqit

Kjo ditë do të nxjerrë në pah disa probleme në dashuri, ku mund të ketë tensione, ndoshta për shkak të problemeve që keni patur më parë. Mundohuni që të sqaroni gjithçka sa më parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Martë 3 Mars 2026

Dashi Ju pret një ditë nën ritmin e duhur. Ndikimi i kundërt i Hënës do…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 26 Shkurt 2026

Dashi Nëse keni pëlqim për dikë, mos hiqni dorë! Duhet të organizoni më mirë angazhimet…

LEXO ME SHUME