Categories Sport

Ditë zie në NBA, shuhet legjenda e “mallkuar” e Los Angeles Lakers

Basketbolli amerikan mban zi për humbjen e legjendës Elgin Baylor. Ish-ylli I Los Angeles Lakers u shua në moshën 86-vjeçare, duke lënë pas një emër të madh që nuk e hoqi dot “mallkimin” për të fituar titullin kampion

Sot ata janë gati 75 për qind e totalit. Basketbollistët me ngjyrë përbëjnë shtyllën e NBA-së, veçse në vitet 50-të ishte krejt ndryshe, dhe një nga pionierët mbahet Elgin Baylor. Legjenda e Los Angeles Lakers, i cili debutoi në ligë në 1958, u shua sot në moshën 86-vjeçare dhe i gjithë komuniteti amerikan i koshit mban zi.

Lakers shprehën ngushëllimet e tyre me një postim në Instagram, ndërsa po ashtu kujtimin e yllit të dikurshëm e nderoi edhe faqja zyrtare e NBA-së, gjithashtu në Instagram. Një basketbollist spektakolar, që shënoi mbi 23 000 pikë në karrierë dhe kapi mbi 11 000 topa në tabela.

Ai e pati të vështirë për të tejkaluar paragjykimet raciale, sidomos kur ishte në moshë të vogël e në shkollë të mesme, ndërsa në SHBA ekzistonte segregacioni. Gjithsesi, ai u bë pjesë e NBA-së dhe shkëlqeu aty, ndonëse ekzistonte rregulli i pashkruar që asnjë ekip nuk do të kishte më shumë se 4 lojtarë me ngjyrë.

Elgin Baylor është ndoshta lojtari më i madh në historinë e basketbollit amerikan që nuk fitoi dot një titull kampion, ndonëse arriti 8 herë në finale në vitet 1958-1971. Për fat të keq, shtatë finale u humbën përballë Boston Celtic dhe njëra ndaj New York Knicks.

Baylpr luajti 11 herë në Ndeshjen e Yjeve dhe u zgjodh 10 herë në Skuadrën e Vitit, duke mbajtur shumë rekorde disa prej të cilëve rezistojnë edhe sot. Ndonëse nuk ishte shumë shtatlartë, vetëm 1.96 metra, ai dominoi në tabela, ndërsa ishte një lojtar me vizion të madh. Më pas, për 22 vjet, ai ishte drejtues ekzekutiv i Los Angeles Clippers. Baylor do të mbahet mend si një nga yjet e basketbollit amerikan, ashtu si Bill Russell, Wilt Chamberlein apo Jerry West.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME