Categories Lajme

Ditët e nxehta, rriten ndjeshëm vizitat në spitalin psikiatrik të Vlorës

Në Spitalin Psikiatrik të Vlorës, gjatë këtyre ditëve të nxehta të muajit qershor është shënuar një rritje e ndjeshme e numrit të vizitave nga persona që paraqesin shqetësime të shëndetit mendor ku shkon deri në 30 vizita në ditë, nga këto vizita ka dhe raste që pacientët marrin shërbim spitalor në spitalin Psikiatrik.

“Janë shtuar rastet që kërkojnë ndihmë mjekësore, si në qendrën komunitare ashtu edhe në ambientet e vetë spitalit, i cili mbulon të gjithë jugun e vendit”, tha Stiliano Lepuri, mjek psikiatër në një intervistë për TCH.

Sipas tij, temperaturat e larta ndikojnë ndjeshëm në gjendjen e pacientëve, veçanërisht tek ata që vuajnë nga ankthi, sëmundje kronike mendore apo përdorues të substancave narkotike dhe alkoolit.

“Nuk mungojnë as të rinjtë, të cilët shpesh paraqiten për vizitë ose përfundojnë të shtruar për trajtim më të zgjatur”, tha ai.

Aktualisht në qendrën komunitare të shëndetit mendor kryhen mbi 35 vizita në ditë. Jo të gjitha rastet kërkojnë shtrim, por një pjesë e mirë marrin mjekimin dhe largohen.

Janë regjistruar edhe raste të turistëve të huaj që kanë kërkuar ndihmë, kryesisht për shkak të përdorimit të substancave gjatë qëndrimit të tyre në Vlorë madje dy prej tyre kanë marrë sherbim spitalor prej disa muajsh.

Mjeku psikiatër apelon për kujdes të shtuar në këtë periudhë të nxehtë, duke rekomanduar që pacientët të shmangin daljet në diell, të marrin rregullisht mjekimet dhe të mos konsumojnë alkool.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME