Categories Lajme

Ditëve të nxehta u erdhi fundi: Ja kur pritet të bjerë shi

Fronti i ftohtë që po depërton nga veriu i kontinentit, ka filluar të shtrihet në pjesët veriore të rajonit, e ditëve në vijim gradualisht do të kaloj edhe mbi vendin tonë. Në ditët e fundit të muajit tetor do të mbajë mot kryesisht me vransira, e të mërkurën mbrëma dhe pas mesnate mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat gradualisht pritet të zbresin rreth vlerave mesatare, ndërsa ditën e enjte ndjeshëm nën këto vlera.

Sipas parashikimeve të fundit reshje më të qëndrueshme mund të presim ditëve të fundjavës. Koncentrimi i ndotësve mbetet i lartë edhe ditën e nesërme, me vlera të kualitetit të ajrit të pashëndetshme, e me kalimin e frontit, nga nesër mbrëma dhe të enjten, ndotësit do të shpërndahen, e vlerat e ajrit do të zbresin në të mira dhe mesatare.

30.10.2019 – Më freskët, vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vonë mundësi për riga lokale shiu. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2. 31.10.2019 – Kryesisht vranët dhe më ftohtë. Herët në mëngjes vende-vende mundësi për riga shiu. Erë mesatare nga verilindja 3-8m/s. Indeksi UV: 2

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME