Categories Lajme

Ditmir Bushati godet sërish Edi Ramën: Kosova zgjodhi vlerat, ti zgjodhe Tom Doshin dhe Valdrin Pjetrin

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, të cilin Edi Rama e zëvëndësoi me një çunak të Baton Haxhiut, ka fshikulluar Kryeministrin, duke iu referuar fitores së Albin Kurtit në Kosovë, një kundërshtar i përbetuar i politikës së vjetër.

Bushati e ka konsideruar fitoren një trumf mbi rrënojat e politikës së vjetër. Përmes mesazhit të tij, Bushati ka goditur Edi Ramën, duke thënë se Kosova zgjodhi vlerat dhe jo të fortët. Këtu Bushati i referohet aleancës së Edi Ramës me Tom Doshin, një personazh i pashkolluar, i dënuar dhe i futur në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashu, Bushati i referohet zgjedhjes nga Rama të Valdrin Pjetrit, një shpërndarësi dr.oge në Itali, në krye të Bashkisë së Shkodrës. Në këtë kuadër, Bushati thotë se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë një projekt shprese mbi politikën e vjetër.

Mesazhi i Ditmir Bushatit

“Erdhi dita, beso! Kosova përqafoi ndryshimin. Sovrani i dha një mandat të qartë Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJA (duke e rënditur atë të parin), dhe Vjosa Osmanit të LDK. Albini dhe Vjosa i dhanë oksigjen Kosovës në opozitë duke demonstruar konsistencë e pathyeshmëri e duke mos u bërë palë me veset e jetës politike që dobësojnë idealin e jetës demokratike. Është kjo arsyeja që sot ato shihen si projekt shprese për të gjithë shqiptarët në rajon, duke na dëshmuar se mund të triumfohet mbi rrënojat e së vjetrës. Tanimë Albini dhe Vjosa janë përpara një përgjegjësie historike për ta drejtuar Kosovën me dinjitet, dashuri e përkushtim drejt sfidave të shtetkonsolidimit demokratik dhe partneritetit me botën demokratike.

Ata kanë përgjegjësinë për të jetësuar besimin e qytetarëve të Kosovës duke sjellë një standard të ri qeverisës shumë të dëshiruar për gjeneratën e Kosovës Evropiane, që e sheh të ardhmen e saj brenda vendit. Përtej fitorës së Albinit dhe Vjosës, në Kosovë, mbi të gjitha, fitoi standardi dhe kultura demokratike. Procesi zgjedhor, bazuar në një sistem që kombinon disiplinën partiake me mundësinë që ka çdo qytetar për të rënditur kandidatët për deputetë sipas preferencës së tij, sikundër mënyra, korrektesa dhe shpejtësia me të cilën u numërua vota e qytetarëve, ishte një leksion më vete për ne.

Kosova, një dekadë shtet, na dha mësime të vlefshme, edhe pse ne e kemi lënë pas një shekull shtet. Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen konfirmimit të vendimeve nga populli, ku qytetarët kanë mundësi të rëndisin të preferuarit e tyre në listat e kandidatëve për deputetë, çka forcon kontrollin demokratik ndaj vendimmarjes. Urime Albin! Urime Vjosa! Urime Kosova! Erdhi dita, beso!”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME