Categories Lajme

Përplasje të forta në PS/ Rama braktis mbledhjen për drejtorët e Shkodrës

Shkodra vazhdon të mbetet qarku më problematik për Edi Ramën, ndërsa bashkia më e madhe e qarkut vijon të udhëhiqet nga demokratja Voltana Ademi.

Me nxjerrjen e mashtrimeve që Valdrin Pjetri kishte bërë në formularin e dekriminalizimit, Shkodra mbeti jo vetëm pa kryetar Bashkie, por edhe pa koordinator të PS-së në të gjithë qarkun.

Rasti ‘Pjetri’ e detyroi Kryeministrin dhe kryetarin e PS, Rama t’u kërkojë dorëheqjen të gjithë drejtorëve të administratës në Shkodër.

Dhe këtu fillon ngërçi! Prej afro dy muajsh socialistët në Shkodër nuk bien dakord për emrat e drejtorëve të rinj. Pasditen e djeshme, Rama mblodhi në selinë qendrore të PS në Tiranë, deputetët Musa Ulqini, Arben Pëllumbi, Senida Mesi e Tom Doshi si dhe kryetaren e Këshillit Bashkiak Shkodër Brisela Kadia, shkruan Faxweb.

Mësohet se deputeti Paulin Stërkaj ka shprehur kundërshti për emrat e propozuar nga Senida Mesi. I gjendur mes këtyre debateve, Rama është larguar nga mbledhja, duke u kërkuar të pranishmëve, t’i vazhdonin diskutimet mes tyre. Kjo është mbledhja e dytë qe zhvillohet mes socialistëve pas asaj të Velipojës, por pa rezultat.shkruan Faxweb.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME