Categories Lajme

Policia nxjerr civilët në rrugë, kujdes në këto 3 segmente, nëse e kaloni këtë shpejtësi…

Ne keto tre akse rrugore, policia ka nxjerre edhe civilet per te monitoruar shoferet qe nuk respektojne rregjullat e qarkullimit rrugor. Njësia operacionale e Policisë Rrugore në DPPSH në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Ebasanit kontrolle blic, gjatë 12 orëve të fundit, në akset rrugore Tiranë – Elbasan, Elbasan – Librazhd dhe Elbasan – Peqin.

tirane-elbasan

Në kuadër të masave për parandalimin e akisdenteve rrugore, kryesisht në akset rrugore në të cilat javën e fundit janë shënuar ngjarje rrugore, Drejtoria e Policisë Rrugore hartoi një plan të posaçëm masash në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë në qarqe.

Gjatë 12 orëve të fundit janë zhvilluar kontrolle blic nga Njësia Operacionale e Policisë Rrugore në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Elbasanit duke përdorur makina të uniformuara, por edhe makina civile të pajisura me sistem sinjalizimi zanor. Gjatë kontrolleve blic, në tunelin e Krrabës, janë eviedentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues automjetesh, të cilët qarkullonin me shpejtësi nga 130 deri në 140 km në orë në brendësi të tunelit, si dhe 17 të tjerë për shpejtësi tej normave të lejuara.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 25 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara, 11 drejtues motoçikletash pa kaskë mbrojtëse dhe 8 për xhama të errësuar me qese plastmasi. Janë kontrolluar 112 mjete, në disa raste është bërë edhe kontroll fizik i personave dhe kontroll i imtësishëm i automjetit për sende të kundërligjshme. Nga Policia Rrugore e Elbasanit janë arrestuar në flagrancë tre drejtues motoçikletash për mungesë të lejes së drejtimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME