Categories Lajme

Divjakë/ Parket, ajrim, dritë natyrale, kopshti i fëmijëve në Çermë drejt përfundimit

Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se kopshti i ri i Çermës në Divjakë është drejt përfundimit, me kushte moderne për fëmijët. Braçe shprehet se vazhdon puna tek kopshti i ri i Çermë Sektor në Divjakë.

“Tani jemi tek parketi në dhomat e fëmijëve. Të gjitha klasat do jenë me parket, ajrim, ngrohje, dritë natyrale. Dyert janë vendosur, po instalohet sistemi i mbrojtjes nga zjarri gjithashtu. Punojmë, nxitojmë dhe ndjekim projektin e Llazarit dhe bashkisë  Divjakë”, u shpreh Braçe. Ai shtoi se qeveria e mëparshme nuk bëri asgjë për Divjakën.

“A, ju kam thënë që do jetë godina më e mirë dhe me funksionale në të gjithë Çermën dhe kështu po rezulton. Më pëlqen shumë jo vetëm kjo, por edhe që ata kokrra militantë të regjimit korruptiv 12-vjeçar PD-LSI, kalojnë, e shohin me bisht të syrit, s’u pëlqejnë ngjyrat, shajnë, ikin, kthehen prapë, merren me rrethimin që se shohin, shajnë prapë, plasin, shkojnë hanë dreke, nuk i zë gjumi, dalin prapë, e shohin, shajnë çatinë. Në darkë, në errësirë shkojnë e shohin nga brenda me dritë celulari që mos i dallojë kush, ikin, si zë gjumi natën për të share përsëri në mëngjes”, shprehet ai. “Hajdutët, 12 vite në pushtet s’bëtë asgjë. Tani ruani shëndetin, mos plasni, pa vepra të tjera po vijnë”, përfundoi Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME