Mjekët në vijën e parë të frontit kundër COVID-19 jo vetëm po përmbushin detyrën e tyre me profesionalizëm e maturi, por po sakrifikojnë çdo ditë në shërbim të shëndetit të qytetarëve. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu sjell një shembull ku sakrifica merr formën e barkut të rrumbullakosur të mjekes që kujdeset për pacientët e saj me COVID-19, ndërsa është tërësisht e veshur me mjetet e mbrojtjes personale për shkak se rreziku është i lartë. “Heronj”, është komenti i vetëm i ministres Manastirliu. Mjekët, infermierët dhe personeli tjetër shëndetësor në dy spitalet COVID, por edhe pjesa tjetër e kujdesit shëndetësor parësor që trajton të sëmurët në shtëpi, tashmë kanë muaj që punojnë orar pa orar, duke marrë parasysh edhe rrezikun.
Categories
Lajme
Heronj/ Mjekja shtatzënë vijon punën duke u kujdesur për pacientët me COVID-19
