Categories Lajme

Djali ha babain për 7 ditë me radhë në Serbi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen periferike të Beogradit Glogonjski, ku i biri ka ngrënë të atin e tij për shtatë ditë me radhë. Mediat serbe bëjnë me dije se i riu, me probleme të prapambetjes mendore, ka ngrënë trupin e babait për shtatë ditë deri sa policia hyri në apartamentin e tmerrit, shkruan abcnews.al.

Policia u sinjalizua nga fqinjët, të cilët kishin tentuar për disa ditë të lidheshin me të moshuarin, por në pamundësi dhe në kushtet kur nga apartamenti dilte një erë e keqe, u detyruan të njoftonin forcat e rendit. Pasi hynë në banesë, policët gjetën copa të trupit të të moshuarit si edhe djalin e tij që fshihej në një pjesë të banesës duke qenë shumë i trembur dhe i përhumbur.

Dyshohet se akti i kanibalizmit ka ndodhur pasi djali me probleme nuk ka patur çfarë të hajë pasi i ati kishte vdekur duke u detyruar që të konsumojë pjesë të trupit te babait. I riu u transferua menjëherë në spital ku po merr trajtimin e duhur. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME