Categories Opinion

Nga Genc Demiraj Trashëgimnia e rrezikuar…!

Nga Genc Demiraj Trashëgimnia e rrezikuar…! Ne sot e dimë se si ka qënë njerëzia në erën tonë apo para erës tonë ! E dimë se si jetohej, si luftohej dhe se si hahej e pihej në atë kohë . E dimë gjithashtu, se si mbatheshin e visheshin dhe se si punonin e mbronin këtë vend edhe në kohërat më të vonëta, në mesjetë !

Dinim për gjithëshka nga ajo që quhet historia e kombit tonë . E dimë mirë apo keq , të ngjyrosur apo bardhë e zi, evoluimin e kombit e të dhéut ku u rritën dhe u varrosën brezat e tërë që përbëjnë këtë komb ! Të gjitha i kemi mësuar jo vetëm nëpërmjet shkollës por edhe nga ato që kemi trashëguar nga brezi në brez, doket, zakonet, folklori, veprat e artit e monumentet e kulturës dhe të historisë. Deri më tani jemi në rregull me bagazhin e njohurive mbi identitetin tonë historik. Edhe studiuesit tanë, besoj se nuk e kanë patur shumë të vështirë në hulumtimin e dokumentave, fakteve , ngjarjeve e toponimisë, pasi ruajtja dhe percjellja e tyre nëpër shekuj është bërë me fanatizëm dhe besnikëri aq sa vërtetësia dhe autenticiteti i tyre është i pa diskutueshem .

Po sot ?!  Sot, na ka rënë bara e madhe e trashëgimnisë së këtyre vlerave. Po jetojmë kohëra të mëdha ku të tre brezat njëherazi, jemi dëshmitarë dhe protagonistë të ndryshimeve radikale që kanë ndodhur e po ndodhin. Dhe me atributet e të vetëndjerin e këtij lloji protagonizmi, gjithkush merr veprimin e çuditshëm të të njollosurit gjer në papërgjegjëshmëri të asaj që po si sot do të quhet : Trashëgimnia kulturore dhe historike e një kombi.

Për hir të të qënurit koherentë dhe modernë, po gabojmë keqazi me ato çka ne kemi më të vyera dhe më me vlera ndër kombe…gjuhën, historinë, artin dhe kulturën ! Nuk dimë se çdo tu lëmë pasardhësve nga thesaret tona, por të jemi të sigurt se përveç se një mish-mashi dhe çudish, asgjë tjetër të quajtur vlerë nuk do të ketë .

Nëse 500-vjet më pas, burrat më të mençur të këtij kombi do të hulumtojnë në këto vise, do të çoroditen e djersijnë shumë që vlerat e kohës sonë nuk do dinë nga ti nisin dhe ku ti bitisin ! Do të çuditen që gjuha e bukur shqipe ka më shumë fjalë greke, turke dhe italiane…! Që emrat e bukur Ilir, Sokol dhe Bujar nuk i gjejnë kurkund… por plot të tjerë si Alessio, Xhoi apo Stuart ! Xhankarlo Muhametaj hasën diku !

Do të marroseshin, që ndënë gërmime do të gjenin emërtime si Venezzia, London apo Daffidof ! Sikundër do tja jepnin kujes faqe dynjasë kur emri Apollonia do ti dilte në majë të Llogarase ! Kështu do të ngjasë me të mençurit tanë pasardhës që çdo zbulim për ne, do tu bjerë si bombë dhe vajtueshëm do të pyesin njëri tjetrin : – Kujt kombi i përket ky komb…?!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME