Categories Lajme

Djali i Aqif Rakipit merr mandatin e deputetit të PS në Tiranë, ja kujt ia ‘rrëmbeu karrigen’

Djali i Aqif Rakipit, Ornaldo Rakipi ka thyer herësin, duke siguruar kështu një vend të sigurt në Parlamentin e ardhshëm. Ornaldo Rakipi, i cili kandidoi nën siglën e PS-së ka fituar deri më tani 12 778 vota, kur janë numëruar 984 qendra votimi nga 1243 që janë në total.

Djali i ish-deputetit të PDIU-së merr një mandat të rëndësishëm, pasi ka ‘rrëmbyer’ karrigen e Ervin Bushatit, kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.

Për të thyer herësin e partisë dhe për të fituar mandatin, Ornaldo Rakipit i duheshin 12 603 vota, ndërkohë që kur ka mbetur edhe disa qendra votimi pa numëruar në Tiranë ai e ka kaluar këtë pritshmëri.

Ervin Bushati, deputeti i dy legjislaturave ishte renditur në listën e Partisë Socialiste në vendin e tretë, dhe ai ka marrë si vota preferenciale 1 880 vota. Ndërkohë që Ornaldo Rakipi ishte numri 30 në listën e PS-së dhe ka siguruar mbështetjen më të lartë mes socialistëve, duke u renditur si deputeti i tretë më i votuar në PS.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME