Categories Lajme

Komiteti Teknik i Ekspertëve propozim Ministrisë së Arsimit: Nxënësit të kthehen në klasa

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve u vendos që shkollat e mesme të kthehen në klasa dhe të mos e zhvillojnë mësimin në mënyrë të alternuar. Zv. ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, tha se kjo gjë duhet të bëhet në përputhje me rregullat e vendosura nga ekspertët.

Ajo gjithashtu tha që vaksinimi po ecën me ritme të larta në vendin tonë, e aktualisht renditemi në vendet e para në Rajon, në këtë drejtim.

“Siç shihet, Komiteti Teknik ka arritur në konkluzionin që situata është e qëndrueshme, por ka një rritje të lehtë të shtrimeve në spitale dhe thirrjeve të 127. Shpresoj që kjo situatë të mos rëndohet. Janë vaksinuar me dy doza, personeli mjekësor, një pjesë e mirë e arsimtarëve kanë përfunduar dozën e parë, po vijon dhe vaksinimi për kategoritë e tjera. Jemi nga vendet e para për ritmin.

Duke peshuar masat që kemi marrë, Komiteti Teknik mendon që të propozojë ministrisë të arsimit, që të kalojë atë parauniversitar në kombinuar, në kthimin në klasë, duke ndjekur në mënyrë rigoroze masat.

Duhet të respektojmë distancimin fizik. Vetëm me këto masa, me këtë ritëm, edhe me shtimin e vaksinimit, do të mundim të kemi një kontroll të mirë mbi pandeminë. Një rritje të ekonomikë dhe realizim të mirë të aktiviteteve të turizmit”, tha Rakacolli.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME