Categories Lajme

Djali i Erzen Breçanit lihet në arrest shtëpie. Artan Hoxha zbulon arsyen

Jehon Breçani, 19-vjeçari që aksidentoi këmbësoren 23-vjeçare Xhesina Gega rreth tre javë më parë në Tiranë, duke i këputur këmbën është liruar nga qelia.

Gezetarja Xhensila Kodra në “Log”, tha se ditën e premte, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj tij nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

“Ditën e premte ka lënë ambientet e spitalit dhe ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, deklaroi gazetarja. Ndërsa Artan Hoxha shtoi se ky vendim është marrë për shkak se vetë 19-vjeçari ka pësuar dëmtime nga përplasja e fortë.

“Ka pësuar dëmtime vetë gjatë aksidentit në mushkëri. Ka qenë e nevojshme ndërhyrja mjekësore. Prandaj është ndryshuar masa e sigurisë sepse spitali i Burgut nuk i ka garantuar trajtim mjekësor.

Familja Breçani ka sjellë njerëz nga fisi i vet nga Tropoja për të dhënë gjak për 23-vjeçaren e aksidentuar”, deklaroi ai. Aksidenti ndodhi në zonën e ish-porcelanit në datën 10 Qershor, ku vajza e re ishte duke qëndruar në trotuar kur u përplas nga Breçani. Për pasojë ajo humbi këmbën e saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME