Categories Lajme

Greqi, me foshnjën në krah, nëna e Babis ia dorëzon Lydian nënës së Carolinës

Këtë të martë në media është publikuar momenti kur nëna e babis 32 vjeçarit që v rau në mënyrë m akabre gruan e tij 20 vjeçaren britanike, po dorëzon foshnjën Lydia tek nëna e Carolinës.

Nëna e 32-vjeçarit, Babis Anagnostopulos me mbesën Lydia në krahë, e shoqëruar nga djali i saj, vëllai i Babisit, u futen në makinë për t’i dorëzuar mbesën e tyre.

Këta të fundit fituan dje kujdestarinë e përkohshme të foshnjës, e cila do të qëndrojnë me prindërit e të ëmës së ndjerë, Caroline Crouch.

Ndërkohë familja e pilotit, sipas urdhrit, do të jetë në gjendje të shohë foshnjën pesë ditë në muaj, nga ora 10 e mëngjesit deri në orën 14, por vetëm në Alonissos.

Duhet të theksohet se të dy palët mund të apelojnë kundër urdhrit brenda 30 ditëve, ndërsa zyra e prokurorit është e detyruar të paraqesë çështjen në gjykatë brenda të njëjtës periudhë, e cila në një kohë të arsyeshme, përfundimisht do të vendosë çështjen e kujdestarisë së saj.

Ndërkaq kujtojmë se Babis, është arrestuar pak ditë më parë ku pranoi se mbyti gruan në mënyrë makrabre para një muaji dhe u mundua të fshihte krimin, duke sajuar një g rabitje.

Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas k rimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME