Categories Sport

Djali i Maradonës i kërkon Barçës t’ia heqë Messit fanellën nr.10

Diego Armando Maradona Sinagra është një nga djemtë e Maradonës. Ai lindi në Napoli, në vitin 1986, si rezultat i marrëdhënies së yllit të futbollit me Cristina Sinagra. I njohur nga “Pelusa” më 2016, vitet e fundit ata kishin pasur një marrëdhënie të ngushtë. Pas vdekjes së babait të tij, ai ka folur në gazetën “Marca”.

Në intervistë, djali i Maradonës pohon se Barcelona duhet ta heqë fanellën me numrin 10, që mbante babai i tij, tani në pronësi të Leo Messit. Ai beson se të gjitha ekipet e Maradonës duhet ta heqin fanellën me këtë numër: “Në ekipet ku babai luajti, mendoj kështu, përfshirë edhe Barçën duhet nxjerrë nga qarkullimi numri 10. Unë nuk kam asnjë dyshim”.

Djali i Maradonës gjithashtu komentoi se atij i pëlqeu homazhi i Messit, teksa hoqi fanellën e vet dhe poshtë saj ekspozoi atë të Maradonës, që kishte veshur i ri te Newell’s Old Boys: “Ai veprim më preku shumë. Kanë qenë ditë shumë emocionuese. Gjetja e Leos ishte e veçantë, shumë e bukur. Më emocionoi shumë, më bëri të qaj. Gjithashtu ai i Napolit; triumfi i Gimnastia; çfarë ndodhi me Boca, ku ishte Dalma … Ishin homazhe shumë emocionale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME