Categories Lajme

Djali i vogël kosovar që po kërkonte babanë e tij

Më 7 korrik 1999 në Prizren, Shpëtimi i vogël u fotografua në një demonstatë duke treguar portretin të babait të tij të zhdukur.  Me sytë e tronditur, Shpëtimi i vogël mban fort fotografinë e babait. Mbi të, mund të shohim një shenjë: “Mos na harroni”.

Image

Djali i vogël me sy të kaltër e gjeti babanë e tij disa ditë më vonë në një burg serb. I lodhur, i keqtrajtuar, i torturuar, por ende në këmbë, babai i Shpëtimit u kthy më në fund në shtëpi.

Image

Shumë prej tyre nuk kanë qenë aq me fat dhe nuk janë gjetur kurrë. Njëzet e dy vjet pas luftës në Kosovë, qindra familje ende mbajnë zi për të zhdukurit e tyre. 1637.

Sot, 1637 përfaqëson numrin e njerëzve që nuk janë kthyer kurrë që nga lufta. Ku janë ata? Askush nuk mundet të imagjinojë vuajtjet që ende ndjejnë të gjitha këto familje.

Pamundësia mizore e zisë, shpresa e padurueshme që një ditë të dashurit e tyre do të kthehen apo edhe pafuqia para padrejtësisë që u është shkaktuar. Çdo vit, varreza masice me civilë shqiptarë të vrarë në Kosovë zbulohen në të gjithë Serbinë. Këtë vit, ne kemi vendosur të flasim për këtë problematikë.

Në partneritet me shoqatën “Muralfest” në Kosovë, shoqata jonë ka subvencionuar këto dy piktura murale në qytetin e Ferizajt. Ne jemi gjithashtu anëtarë të kolektivit ndër-asociativ “1637”.

Ashtu si Shpëtimi i vogël dhe të dashurit e tij, familjet dhe të zhdukurit bërtasin “Mos na harroni”. Ne kemi vendosur që kujtimet e tyre të ekzistojnë në muret tona, në zemrat tona dhe në mendjet tona. Ne kemi vendosur të vazhdojmë luftën për aq kohë sa ka ende familje të pikëlluar që presin me dëshpërim trupat e të dashurve të tyre.

“1637 – Nuk është vetëm një numër”.

Image

Per CréAction Genève, Leonard Ferati president/albinfo.ch.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME