Categories Lajme

“Djali u zgjua dhe më pyeti për shokët”, prek babai i nxënësit: I thashë jetojnë në parajsë

Babai i nxënësit të plagosur në tragjedinë e djeshme në Gllogjan, ka bërë një postim prekës për të birin dhe bashkëmoshatarët e tij, që vdiqën pas një sulmi të armatosur në drejtim të një autobusi me nxënës nga Gjakova për në Deçan. Përmes një postimi në Facebook ai shkruan se djali i tij është zgjuar, por që atij i ka dhënë lajmin e kobshëm për vdekjen e shokut dhe shoqes së tij, teksa u ka shprehur ngushëllime familjeve të personave që vdiqën gjatë këtij sulmi me armë.

“Sot djali im u zgjua, por pa shoqen e shokët e tij që ishte ulur në autobus me ta. Më pyeti a kanë shpëtuar, u desh ti them se ata jetojnë në parajsë” shkruan babai i të plagosurit në Gllogjan. Tre persona, shoferi dhe dy nxënës humbën jetën si pasojë e një sulmi me armë drejt autobusit të shkollës mbrëmjen e djeshme. Policia vijon hetimet, ndërsa deri më tani ka bërë e me dije se ka qenë vetëm një person që ka qëlluar. Po ashtu ata përjashtojnë mundësinë e një akti terrorist.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME