Categories Lajme

Djegia e makinës së gjyqtarit, pamjet e kamerave të sigurisë nxjerrin zbuluar dy persona

Detaje të reja janë zbardhur nga djegia e makinës së gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë vendit të ngjarjes.

Në pamjet e sigurisë, dallohet moment kur dy persona i vënë flakën automjetit dhe largohen. Dy personat janë identifikuar por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për arsye hetimi.

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:30, dy automjete të cilat ishin të parkuara në afërsi të Kishës Franceskane në Shkodër iu vu flaka, ku njëra nga makinat rezulton në pronësi të gjyqtarit.

Burime pranë policisë së Shkodrës bëjnë me dije se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes pasi nga hetimet e deritanishme rezulton se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Andri Ymeri ka qenë për disa vite edhe Kryetari i Gjykatës së Shkodrës. Kjo ngjarja rikthen edhe njëherë në Shkodër situatën e krimit dhe kësaj radhë goditja është ndaj togave të zeza.

Blutë e Shkodrës kanë marrë në pyetje edhe gjyqtarin Ymeri për të mësuar nëse ka pasur kërcime për çështje me të cilat ai mund të këtë pasur në gjykim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME