Categories Lajme

Më 8 dhjetor, unë do të jem me Presidentin në shehin “Demokracia”

Grafisti i njohur Avni Delvina bashkëngjitur grafikës së tij të radhës, kushtuar tubimit që do të organizojë Presidenti Ilir Meta, ka postuar këtë status në Facebook

SHQIPERIA E PARA – ALBANIA FIRST

Shqipëria është në rënie të lirë me nxitim të përshpejtuar drejt greminës. Nxitimi rritet eksponencialisht në çdo sekondë që një “rilindje” e shitur okupon (me mjete ilegale) të gjitha pushtetet. Kushtetuta e Shqipërisë është bërë një leckë që disa anonimë, nën diktatin e krimit të organizuar e përdhosin çdo ditë. Kjo “rilindje” e shitur ka mbështetjen e fqinjëve grabitqarë, krimit të organizuar dhe strukturuar ndërkombëtar, shtetit paralel soroist që gati po shkatërronte madhështinë e SHBA-se si dhe të çdo lloj qelbësire që dëmton oksigjenin e atmosferës me frymëmarrjet e tyre.
Por çdo gjë në tokë dhe parajsë i përket Zotit dhe jo djallit, dhe:
“Se Zoti vetë e tha me gojë,
Se kombet shuhen për mbi dhe,
Por Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne;”
Ishte e paimagjinueshme, që një etni që në historinë e saj ka nxjerrë burra të shquar qe nga Pirro e deri te Skenderbeu, që me gjeninë e tyre, me aftësi, trimëri, kurajo i kanë dhënë dërmën regresit botëror, të përshkelej nga disa degjenerata të pavlera, të padinjitet, shqipfolës apo të huaj, për kaq gjatë dhe në mënyrë kaq barbare.
Presidenti Meta, me qetësi dhe shqiptari, po i tregon të gjithë botës, në mënyrë shteruese, të mënçur dhe të vendosur, se Shqipëria është vënd trimash. Ai ashtu si dhe dy Presidentë të tjerë të shquar Dr. Sali Berisha dhe Bujar Nishani, e kanë vënë dorën mbi Kushtetutë dhe janë betuar sinqerisht dhe burrërisht se do ta mbrojnë atë me çdo çmim.
Që Presidenti Meta ta mbrojë Kushtetutën me nder dhe dinjitet, shqiptarët duhet të jenë të gatshëm të marrin faten e kombit të tyre në duart e veta. Paraardhësit tanë janë shquar në rritjen e madhështisë së perandorive më të mëdha të kohëve, dhe se ajo madhështi nuk do të ishte aq brilante pa aktivitetin e tyre, qe nga perandoria romake e deri te ajo osmane. Sot ka ardhur koha që të nxitojmë e ti nxjerrim në pah vlerat tona dhe të rrisim madhështinë e kombit tonë.
Hajro Çini

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME