Categories Lajme

Do e votoje shkarkimin e Metës? Përgjigjja e fortë e Rudina Hajdarit

Deputetja e PD Rudina Hajdari e pyetur nëse do e votonte shkarkimin e Ilir Metës nga posti i i presidentit është përgjigjur prerazi. “Raporti i Venecias nuk është detyrues”, tha Hajdari. E ftuar në ‘Open’, Hajdari ka thënë se Komisioni i Venecias nuk ka tagër të thojë që Meta ka shkelur kushtetutën. Sipas deputetes, raportin është neutral, i drejtë dhe i qartë.

”Në pikën 76 tregohet se kjo është rruga ligjore për të parë nësë ka shkelje, pra më vonë do jetë gjykata kushtetuese ajo që vendos. Ne e pyetëm Venecian për të dhënë një mendim neutral, dhe Venecia nuk ka tagër të thojë që Meta ka shkelur kushtetutën , raporti ka marrë vlerë nga ato që ka thënë Meta se ai ishte i sigurt që nuk e kishte shkelur Kushtetutën. Po ta shohësh raportin është neutral, i drejtë, i qartë.

Nga pikëpamja logjike nëse thuhet se ka tejkalime dmth që ka shkelje, por sa e rëndë është e vendos gjykata kushtetuese. E thashë: Arsyeja pse raporti marrë kaq vlerë: është sepse duhet të kishim një mendim neutral dhe sepse Meta bëri deklarata të forta politike”, tha Hajdari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME