Categories Lajme

“Do hapen ditët e ardhshme”, Rama rendit bizneset e fashës së parë

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në ditët e ardhshme, disa biznese që janë mbyllur nga situata e krijuar nga koronavirusi do të rihapen. Në një lidhje live me emisionin “Opinion”, Rama ka treguar se si do funksionojë skenari për rihapjen e tyre. Kreu i qeverisë tha se ky skenar është i sqaruar në Kodin Penal, që u miratua sot në Kuvend. Sipas Ramës, ky skenar përfshin 3 kategori: me risk të ulët, të mesëm dhe të lartë. Kryeministri tha se në mënyrë që të fillojë hapja e fashës së parë (kategorisë me risk të ulët), është shumë e rëndësishme që të hyjë në fuqi Kodi Penal.

“Me futjen në Kodin Penal të dy paragrafëve të rëndësishëm për epideminë, se ishim i vetmi vend në Evropë pa asnjë gjë në Kodin Penal për epideminë, duke pritur zbardhjen që ma ha mendja do vijë shpejt edhe firma nga Zyra e Presidentit për të pasur një qëndrim të harmonizuar dhe një produkt sa më gjithëpërfshirës, në varësi të asaj, duhet të jetë e qartë, kur të hapemi kush shkel rregullat është shumë më i rrezikshëm se sa sot, e kemi në skenarin e hapjes tre kategori, që janë kategoritë me risk të ulët, të mesëm dhe të lartë.

Me risk të ulët ku merren parasysh një sërë kriteresh, shitje me pakicë në dyqane, tregti me pakicë e veshjeve, aktiviteti i taksive me një person të vetëm, tregtia e tekstileve me pakicë, tregtia e artikujve prej lëkure, pajisjeve të ndriçimit, luleve, orëve bizhuteritë, pajisjet audio, qylymat, lodrat për fëmijë, etj. Kjo është fasha e parë që duam ta hapim në ditët në vijim. Kur them në ditët në vijim është e rëndësishme të hyjë në fuqi Kodi Penal e që nuk bëhen numra me jetët e njerëzve. Java e ardhshme do jetë hapje përgatitore, do u themi çfarë pritet do i kenë shumë të qarta protokollet e sigurisë, do garantojnë veten, punonjësit e klientët”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME