Categories Lajme

“Do të dëgjoni sërish lajme”, paralajmërimi i Artan Lames nga Vlora: Kushti për të marrë tapinë

Drejtoria e Kadastrës Tirana Rurale ka publikuar dje emrat e familjeve që kanë gati lejen e legalizimit. Kushti i vetëm për të marrë tapinë është shlyerja e taksës së ndikimit në infrastrukturë. “Personat që gjejnë emrin te listat më poshtë të paraqiten pranë zyrës së marrëdhënieve me publikun për të tërhequr faturën e parcelës ndërtimore. Pasi të bëhet pagesa për truallin e zënë nga objekti informal ju do të pajiseni me certifikatë pronësie, duke qenë pronar legjitim të shtëpisë tuaj”, thuhet në njoftimin e Agjencisë së Kadastrës.

TAKSA Me ndryshimet e depozituara në Kuvend, pagesa e taksës së ndikimit në infrastrukturë nuk do të jetë më detyrim për qytetarët. Nisma e propozuar nga 3 deputetët socialistë, Taulant Balla, Evis Kushi dhe Klotilda Bushka, e cila pritet të zyrtarizohet brenda këtij muaji, çliron qytetarët në proces legalizimi nga kjo faturë. Kujtojmë që taksa e ndikimit në infrastrukturë llogaritet sa 0.5 për qind e vlerës së investimit. Konkretisht për një banesë me vlerë 5 milionë lekë tarifa është 25 mijë lekë.

LAME Prej më shumë se një javë kanë nisur edhe procedurat e regjistrimit fillestar për tokat e ndara me ligjin 7501 në bregdetin e Jugut. Nga Vlora, kreu i Agjencisë së Kadastrës, Artan Lame, sqaroi hapat që do të ndiqen deri në ndarjen e tapisë.

Për rreth dy-tre muaj ne do të vazhdojmë me grupet në terren për të bërë mbledhjen e informacionit, pastaj do të përpunohet në zyrat tona dhe do të shfaqet për dy-tre muaj të tjerë pranë gjithë zyrave tona në bregdetin e Jugut, dhe do t’i lihet afat dy-tre muaj çdo qytetari të shohë si është pasqyruar prona e tij. Në këtë proces do të kemi tri kategori: qytetarë që kanë pronën e pastër dhe do të marrin certifikatën e pronësisë; qytetarë që kanë probleme me njëri-tjetrin, që arrijnë ta gjejnë zgjidhjen, dhe që do të regjistrohen të dy palët që të marrin certifikatën; dhe, së fundmi, qytetarë që kanë probleme me njëri-tjetrin dhe nuk e gjejnë zgjidhjen, dhe do t’u thuhet të shkojnë në Gjykatë”. Gjatë komunikimit me mediat, Lame u ndal edhe në kaosin e shkaktuar në Drejtorinë e Kadastrës Vlorë, ku në harkun e pak muajve janë ndërruar disa drejtorë.

Kadastra e Vlorës është institucioni më problematik në vend. Ne po heqim kusuret e 25 vjetëve tallje me njerëzit. Për këtë arsye, procesi i regjistrimit në Jug nuk po bëhet nga Kadastra e Vlorës, por nga ekipet tona të Tiranës. Sa i përket Kadastrës së Vlorës, së shpejti do të dëgjoni sërish lajme”, tha Lame.

Regjistrimi fillestar në bregdetin e Jugut, edhe pse ka nisur disa herë, nuk ka mundur të finalizohet. Kreu i Kadastrës bëri të qartë se procesi në këto zona do të përmbyllet brenda afateve ligjore.

Ka 30 vjet që shteti shqiptar, ku më shumë e ku më pak, nuk ka qenë në gjendje të mbyllë problemin e pronave, kryesisht në Jug. Janë gjithë zonat kadastrale të bregdetit të Jugut ende të paregjistruara. Dy herë është nisur ky proces, të dyja herët ka dështuar. Njëherë u nis dhe u la në mes, herën tjetër u çua më tej, por u la sërish, edhe pse ishte me financime të huaja. Ju them me bindje se kjo do të jetë hera e tretë, ku procesi i regjistrimit të pronave në Jug do të përfundojë. Besoj që do të mbyllet në këto muaj që është lënë si proces”, vuri në dukje Lame.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME