Categories Lajme

“Do të shuaj të gjithë familjen! Në Kosovë më mbajtën peng 3 orë…/ Kë akuzon “Babale”?

Albert Veliu i njohur për të gjithë si Babalja në një intervistë dhënë gazetares Eni Vasili për emisionin “Open”.

Gjatë intervistës “Babale” ka hedhur akuza në drejtim të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, se e ka kërcënuar se do t’i vrasë të gjithë familje.

“X që nuk dua t’i zë emrin më kërcënoi. Ku je se do të shuaj të gjithë failjen”, – tha Albert Veliu.

Më tej ai u shpreh se nuk e ka ditur se Jetmir Olldashi ishte gazetar dhe do të publikohej gjithçka, por e dinse se ka qenë punonjës i SHIK.

“Më merr babi në telefon dhe më thotë ku je se je bërë figurë e njohur. Më pas unë takoj këtë Olldashin, që e dia se ishte i SHIK-ut e jo se ishte gazetar. Më pas takoj një të SHIK-ut dhe më thotë ça ke bërë.

Nuk e dija se ajo do të publikohej, mendoja se Olldashi ishte njeri i SHIK-ut”, – tha ai.

Lidhur me ndalimin e tij në Kosovë, ku akuzohej për kalim të paligjshëm, tha se e kishin ndaluar persona me makina me targa të huaj dhe e kanë mbajtë pang rreth 3 orë.

Sipas tij, kalimi nuk ka qenë i paligjshëm.

“Më morën me makina me targa të huaja, më thanë se kemi urdhër nga shteti. Më morën në një rrugicë, dhe më kanë majtë 3 orë peng në një makinë.

Nuk kalova nga malet, kalova në mes të doganës dhe jo në mënyrë të paligjshme, bashkë me djalin. Kamkaluar në mënyrë të ligjshme, hapni kamerat. Kam qenë bashkë me djalin.”, – tha Babale, ndërsa shtoi sërish: “I është bërë presion familjes dhe të gjithë fisit tim.”

I pyetur nëse vijon t’i qëndrojë versionit se ai zë i regjistruar është Agron Xhafaj, Albert Veliu tha: “S’dua të zë emra me gojë, por unë i qëndroj deri në vdekje atij versioni”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME