Categories Lajme

Do të tregtoheshin në Itali, administratori shet materialet e fasonerisë me vlerë 24.000 euro! Ja si u zbulua

Administratori i një fasonerie në qytetin e Elbasanit është arrestuar nga policia, pasi tregtoi në mënyrë të kundërligjshme materiale e firmës duke i shkaktuar kompanisë dëm ekonomik me vlerë 24 000 euro.

Sipas policisë, mallrat e shitura nga 36-vjeçari ishin nën regjim të përkohshëm nga autoritetet doganore shqiptare dhe të destinuara për t’u tregtuar në Itali.

Shitja e materialeve të fasonerisë me vlerë 24 000 nga i arrestuari është zbuluar nga administratorja tjetër e të së njëjtës firmë, e cila e ka kallëzuar në polici.

Njoftimi i policisë:

Tregtoi në mënyrë të kundërligjshme materiale fasonerie të firmës ku ishte administrator, duke shkaktuar dëm ekonomik me vlerë 24 000 euro, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare, si dhe në administrim e trajtim të kallëzimit të një shtetaseje (administratore e të njëjtit subjekt tregtar), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, ndaluan shtetasin:

-F. T., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, pasi nga veprimet hetimore të realizuara në administrim të kallëzimit të administratores tjetër të së njëjtës firmë, ka rezultuar se 36-vjeçari ka shitur në mënyrë të kundërligjshme, materiale fasonerie me vlerë 24 000 euro, në pronësi të aktivitetit tregtar që administrohej nga ky shtetas.

Mallrat e shitur në mënyrë të kundërligjshme ishin nën regjim të përkohshëm nga autoritetet doganore shqiptare dhe të destinuara për t’u shitur në tregun italian.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME