Categories Lajme

“S’kanë lënë magji pa na bërë”/ Rama: Rruga e Arbrit do kishte përfunduar, por na kanë marrë më sysh

Kryeministri Edi Rama gjatë turit të tij në Peshkopi ka folur për Rrugën e Arbrit, duke thënë se tuneli do të hapet, duke se investimet do sjellin mijëra turistë në Dibër.

Edi Rama:  Ne sot jo vetëm rrugën e Arbrit që do ta kishim përfunduar në rast se nuk do të kishte dalë gjeologjia problematike në tunelin e Murrizit, ku vazhdon puna, por ecet një metër në ditë.

Në tunelin e Llogarasë 25 metra në ditë.

Na kanë marrë në sysh, s’lanë magji pa na bërë, por tuneli do hapet. Do fillojë lidhja e me Maqellarën, që të mos dëgjojmë llafet e dibranëve bulevardit, do e lidhim me Peshkopinë.

260 mijë turistë do vijnë këtu. Duhen rregulluar llixhat, s’mund të rrinë si ndërmarrje komunale. Një gjë dua të them për fëmijët, ne po bëjmë një investim të rëndësishëm në një program për t’i mbështetur sa më shumë të rinjtë që të bëjnë kurs intensive për teknologji që të punësohen pa lëvizur nga shtëpia. Përmes kompjuterit të punojnë në gjithë botën, duke marrë rroga më të mira se e imja.

Këtë vend e ka bekuar Zoti, e ka bërë ditën e dielë kur ka qenë pushim, kur ka ardhur puna të bëjë shqiptarët i ka lënë përgjysmë se ka ardhur e hëna. Ne jemi ndarë, por shyqyr që shumica është bërë, është ajo pakica që të luan mendsh. Si mban dot as për hudhra se janë shumë.

Nëse Zoti e ka bërë ditën e dielë Shqipërinë ka qenë me mëngjes. Sot jemi dita me natën, krahasuar me atë ku e nisëm ne. Në krahasim me atë që do bëjmë akoma nuk ka gdhirë.

Ky vend e ka kaluar pjesën më të vështirë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME