Categories Lajme

Do të votojnë emigrantët me 25 Prill? Rama: Kjo i takon KQZ!

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar nëse do të përfshihen emigrantët në zgjedhjet e 25 Prillit duke thënë se ky vlerësim i takon KQZ, por në këndvështrimin e tij, identifikimi biometrik i shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit do një kohë të gjatë për tu realizuar.

“Së pari, i takon një kryekomisionerit dhe strukturës së përzgjedhur të administratës zgjedhore që të gjykojë dhe vlerësojë për votën e emigrantëve por në këndvështrimin tim do shumë kohë për identifikimin biometrik, por eksperienca e mëparshme ka treguar që duhet kohë”, tha Rama.

Ndërsa për pjesëmarrjen e emigrantëve në skuadrën e PS, Rama tha se cdo person e ka mundësinë të bëhet pjesë, mjafton të plotësojë dokumentet dhe të provojë përse dëshiron të bëhet pjesë e tyre për të hyrë në zgjedhjet e 25 Prillit.

“Sa i përket mundësisë për tu zgjedhur, në këtë kanal të hapur me këtë ftesë, i mirëpresim me shumë kënaqësi të gjithë ata që janë në emigracion, vajza, djem, gra e burra që mendojnë se kanë dicka që mund ta ofrojnë dhe patjetër që do ta konsi8derojmë dhe objektivi është që të kemi dikë që të përfaqësojë energjinë, freskinë, dëshirën e atyre që janë në emigracion. A do e realizojmë dot, nuk e di. Varet. Por jemi shumë të interesuar ta bëjmë këtë gjë. Thjesht na vini në provë për të shprehur interesin dhe për të treguar përse dëshiron të bëhesh pjesë e skuadrës sonë, 2-3 dokumenta të thjeshtë dhe kaq”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME