Categories Lajme

Konflikti Greqi-Turqi/ Merkel dhe Macron i vendosin ultimatum Erdogan-it

Franca dhe Gjermania i kanë dhënë Turqisë një javë kohë që të qartësojë pozicionin e saj në Mesdheun Lindor, ndërsa Ankaraja vijon, siç thuhet, me provokime. Turqia njoftoi së fundmi, duke injoruar përfundimet e Samitit të 2 tetorit sipas të cilit kërkohej që vendi të ndalte kërkimet në Mesdheun Lindor, njoftoi të mërkurën se do të riniste kërkimet të cilat i kishte pezulluar muajin e shkuar.

“Është e qartë për ne se Turqia këmbëngul me veprimet provokuese që janë të papranueshme,” tha ministri francez i punëve të Jashtme Yves Le Drian gjatë një konference për mediat bashkë me homologun e tij gjerman dhe atë polak. Ai shtoi se tashmë topin e ka Turqia, por BE është gati që të ndryshojë situatën nëse Ankaraja nuk i përgjigjet kërkesës për dialog.

Nga ana tjetër, ministri gjerman Haiko Maas tha se vendimi i Turqisë për të dërguar anijet serish në Mesdhe ishte i papranueshëm. Po ashtu, ai shtoi se BE do të presë një javë përpara se të veprojë. “Kjo është hera e dytë që dialogu i pritur nuk është realizuar dhe nuk e dimë se kur dot ë ndodhë. Ne do të presim një javë  për të parë nëse dot ë ketë progres, dhe pastaj do të vendosim se çfarë sanksione do të marrim.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME