Categories Lajme

“Do vdes e qetë kur të ngrihet në këmbë”, gjyshja bën apelin therës për jetën e nipit 12-vjeçar

Jeta na sprovon me sfida nga më të ndryshmet, por sfida më e madhe për dy prindër janë fëmijët e tyre. Asnjë prind nuk do dëshironte që Zoti t’i sprovonte me shëndetin e fëmijës së tyre.

Familja Mehmeti jeton në fshatin Grabian të Divjakës. Brenga e dy prindërve është djali i tyre Endriti. 12-vjeçari vuan nga një sëmundje shumë e rëndë e kockave. Jeta e tij mund të shpëtojë vetëm nëse i bëhet një ndërhyrje e specializuar jashtë shtetit.

Prindërit e Endritit dhe motra e tij janë të shqetësuar për shëndetin e tij, ndaj edhe u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve të kontribuojnë me sa të kenë mundësi, për të bërë të mundur shërimin e djalit të shtëpisë.

Familja e Nezir Mehmetit në Grabian (Bashkia Divjakë) bën apel për ndihmë.  Ata kërkojnë ndihmë për të shpëtuar jetën e djalit të tyre 12-vjeçar Endritit. Jetën e Endritit mund ta shpëtojnë vetëm ndërhyrje të specializuara që për fat të keq nuk mund të bëhen në vendin tonë.

Dr.Bernard Progni i cili ka qenë mbikqyrësi i Endritit në QSUT shpjegon situatën në të cilën ndodhet ky fëmijë.

Deklarata e doktorit:

Pacienti në fjalë vuan nga një sëmundje shumë e rëndë e kockave. Ka mungesa dhe humbje totale të proteinave dhe gamaglobulinave që ushqejnë kockat. Pacienti në fjalë determinohet çdo muaj pranë QSUT për të zëvendësuar këto proteina në rrugë terapeutike.
Por kjo gjendje e tij nuk mund të vazhdojë më, pasi ka shtrembërim të theksuar të gjymtyrëve. Kjo është një sindromë e lindur dhe quhet Sindroma Brutson. Kjo është një patologji e rrallë në vendin tonë por shumë e rëndë dhe rrezikon seriozisht jetën e Endritit.”

Doktor Bernardi bën thirrje si mjek dhe si prind të ndihmojmë Endritin të bëjë këto ndërhyrje sepse në rast të kundërt për fat të keq atë e pret vdekja e sigurt.
Problemi është që këto ndërhyrje do të kërkojnë udhëtime të vazhdueshme në Turqi si dhe babai i Endritit do t’i duhet të qëndrojë në Turqi herë pas here për të asistuar djalin e tij gjatë ndërhyrjeve dhe rehabilitimit pas çdo ndërhyrje dhe për fat të keq ai nuk ka mundësi ekonomike për të përballuar të gjitha këto shpenzime.

Është një nga situatat më të vështira në të cilat mund të gjendet çdo njeri në një të ardhme jo të largët. Askujt nuk ja urojmë që të përballet me një situatë jetë a vdekje, sidomos kur mundësitë financiare janë tepër të kufizuara.

Motra e Endritit shprehet:

Dua që vëllai im të shërohet, të ecë si të gjithë shokët e tjerë, të shkojë në shkollë, të vrapojë, të luajë, sepse ai ka dëshiruar gjithmonë që t’i bëjë këto gjëra, por ja që nuk mundet.”

Gjyshja e tij shprehet se do të vdesë e qetë vetëm kur të shohë nipin e saj të ngrihet në këmbë. Më poshtë do të gjeni të dhënat për të kontribuar si dhe kontaktin me babain e Endritit.

Endrit Mehmeti me numër Ibani në bankën Credins:

AL4621211360000000001161455 (Në lekë)
AL51212113600000000001161462 (Në euro)
Tel. 0695204302 Nezir Mehmeti (babai)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME