Categories Lajme

U arrestua për zhdukjen e 713 mln lekëve nga BSH, Ardian Fullani merr post në Bankën Qendrore të Malit të Zi

Ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani emërohet në post të rëndësishëm në Banken Qendrore të Malit të Zi. Sipas raportimit të mediave malazeze, Bordi Drejtues i Bankës Qendrore të Malit të Zi në shtator të vitit të kaluar ka miratuar krijimin e Bordit Këshillues të Bankës Qendrore të Malit të Zi (CBCG) me 11 anëtarë, ndër të cilët është edhe Ardian Fullani.

Është e përditshmja malazeze “Vijesti” që shkruan se ka qenë Guvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi, Radoje Zhugiç i cili ka emëruar Ardian Fullanin anëtar të Bordit Këshillues të Bankës. Po kjo gazetë raporton pasqyron historikun e Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë për 10 vjet me radhë, duke u fokusuar te skandali i vitit 2014 kur u zbulua vjedhja e shekullit në bankën qendrore. “Vijesti” ngre edhe pikëpyetjen nëse prezenca e Fullanit do dëmtojë imazhin e Bankës Qendrore malazeze. 

Më konkretisht gazeta shkruan se:

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Malit të Zi (CBCG) Radoje Zhugiç ka vendosur si anëtar të Bordit Këshillues të Bankes, ish guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Arian Fullanin, i cili në shtetit e tij është shkarkuar dhe arrestuar sepse nga kasaforta e Bankës së Shqipërisë janë zhdukur 713 milionë lekë (6.63 milionë dollar amerikan). A do e dëmton kredibilitetin e Bankës Qëndrore të Malit të Zi, shkaku se anëtari i Bordit Këshillues është ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani i arrestuar, shkarkuar nga ai pozicion dhe i akuzuar për fshehje të 6.63 milionë dollarëve amerikan?” Ka qenë kjo pyetje në të cilën guvernatori malazez Zhugiq për të përditshmen “Vijesti” nuk ka dashur të përgjigjet. Ndërsa siç raporton e përditëshmja “Vijesti” jo formalisht kanë marrë një përgjigje nga Sektori për marrëdhënie me publikun e cila thotë: “Nuk kemi kohë”.

Banka e Shqipërisë u përfshi nga një skandal i përmasave të pazakonta në vitin 2014, kur në bilancet e saj mungonin jo pak por 713 mln lekë të reja ose e 6.6 mln dollarë. Mes të arrestuarve ishte edhe ish-Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Por Fullani u la i lirë me vendim të Gjykatës së Tiranës, edhe pse Prokuroria kërkoi 5 vite burg për të me akuzën e shpërdorimit të detyrës. 

Ndërsa në vitin 2017, tre vite pas skandalit, Gjykata e Tiranës dënoi si autorë të zhdukjes së 713 mln lekëve, 13 ish-punonjës të Thesarit të BSH, mes të cilëve edhe dy të pandehurit kryesorë për vjedhjen, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia, të dënuar përkatësisht 13 vjet dhe 10 vjet burg. Ndërsa ish-kryeinspektorja e Thesarit të BSH, Elivar Golemi u dënua me 2 vite burg. Ish-punonjësit e tjerë që u dënuan ishin Dorian Çollaku, Bashkim Çilaga, Lavdim Cani, Myzejen Belba, Liljana Kola, Dhimitër Davidhi, Bahri Allushi, Gentjan Jahja, Fatbardh Gurthi dhe Mehdi Marku. 

Vetë Ardian Bitraj, ish-punonjës i Bankës së Shqipërisë, pranoi përpara Gjykatës se kishte vjedhur shuma të konsiderueshme parash çdo ditë në arkat e Bankës së Shqipërisë për katër vite me radhë, një pjesë të mirë të të cilave i kishte humbur në kazino dhe baste sportive. 

Ndërsa Ardian Fullani, pasi fitoi pafajësinë nga Gjykata e Tiranës, ankimoi vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij nga posti i Guvernatorit të BSH, duke pretenduar se vendimi ishte i paligjshëm dhe fiton me vendim të Gjykatës Administrative 56 paga dëmshpërblim me një vlerë prej rreth 42 mln lekë të reja. Ndërsa rrëzoi më parë kërkesën për rikthim në detyrën që kishte në BSH. Fullani kërkoi dëmshpërblim për pagat e mohuara si dhe dëmshpërblim moral pas arrestimit dhe nxjerrjes përpara Gjykatës. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME