Categories Lajme

Në muajin e katërt të shtatzanisë, vdes nga ataku kardiak 24-vjeçarja shqiptare në Itali

Ka rezultuar tragjik fati për një nënë të re 24-vjeçare shqiptare, e cila ka gjetur vdekjen në mënyrë të  papritur në Chieti  të Italisë  ndërsa ishte në muajin e katërt të shtatzanisë së saj.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për Joana Hoxhën 24 vjeç, me origjinë shqiptare, katër muajsh shtatzënë, e cila  ishte në pritje të fëmijës së dytë kur u ndie keq në shtëpinë e saj në Francavilla al Mare, në Itali.

Mësohet se 24-vjeçarja shqiptare jetonte prej kohësh së bashku me bashkëshortin e saj italian Fabio Scarponi dhe ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

Bëhet e ditur se ditën e djeshme pasdite ajo u ndje keq në banesë, dhe menjëherë partneri i saj ka njoftuar shërbimin e emergjencës për t’i ardhur në ndihmë  Edhe pse mjekët janë lajmëruar përnjëherë, ata nuk kanë mundur të bëjnë dot gjë dhe për rrjedhojë e reja ndërroi jetë. Dyshimet e para janë se vajza e re nga Shqipëria ka ndërruar jetë për shkak të një ataku kardiak. Bashkëshorti italian i saj kishte në pronësi 2 lokale në zonë.

Pritet që trupi i së resë t’i nënshtrohet një ekspertize mjekoligjore për të zbuluar shkaqet e plota të vdekjes. Sipas asaj që është mësuar, një muaj më parë vajza kishte pasur disa probleme, të cilat e kishin detyruar që ajo të paraqitej për të bërë njëviztë në spital

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME