Categories Lajme

Do vriste Durim Bamin, arrestohet 28-vjeçari nga Lezha

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim, i akuzuar nga SPAK, për sigurim të kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Elvis Ndreca, emri i të cilit doli në përgjimet e SKY ECC në dosjen “Revanshi” të SPAK.

“U finalizua operacionin policor i koduar “Wanted”, gjatë të cilit u lokalizua dhe u kap shtetasi: E. N., 28 vjeç, banues në Lezhë. Për këtë shtetas, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”  Shtetasi E. N. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale”, sqaron policia.

28-vjeçari akuzohet për veprën penale të “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” ndaj Durim Bamit. Mësohet se ai është kushëriri i deputetit të PS në Lezhë, Eduard Ndrecës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME