Categories Lifestyle

Dobitë e domateve: 5 arsye pse duhet të hani çdo ditë

Domatet janë të pasura me një substancë të quajtur likopen. Kjo substancë u jep ngjyrën e kuqe domateve dhe i mbron ato nga rrezet ultraviolet të diellit. Pothuajse në të njëjtën mënyrë mund të mbrojë edhe qelizat tuaja nga dëmtimet.

Domatet janë të pasura në kalium, vitaminat B dhe E dhe lëndë të tjera ushqyese.

Sistemi imunitar: Likopeni është një antioksidues i fuqishëm, lufton molekulat e quajtura radikalet e lira, që dëmtojnë qelizat dhe ndikojnë tek sistemi imunitar. Për shkak të kësaj, ushqimet e larta në likopene, si domatet, ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit të mushkërisë, stomakut ose prostatës. Disa studime sugjerojnë se domatet mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve tek pankreasi, zorra, fyti, goja, gjiri dhe mitra.

Zemra: Likopeni mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e nivelve të LDL-së ose kolesterolit të “keq”, si dhe tensionin e gjakut. Domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Lëndë të tjera ushqyese tek domatet, si vitaminat B dhe E, dhe antioksiduesit e quajtur flavonoide, mund të përmirësojnë shëndetin e zemrës.

Sytë: Domatet kanë substanca të quajtura luteinë dhe zeaksantinë, që mund të mbrojnë sytë nga drita blu e lëshuar nga pajisjet elektronike, si telefonat dhe kompjuterët. Ato lehtësojnë gjithashtu dhimbjen e kokës të shkaktuara nga lodhja e syve. Disa studime madje sugjerojnë se domatet mund të ulin gjithashtu rrezikun e zhvillimit të degjenerimit makular të lidhur me moshën, një ndër shkaqet kryesore të verbimit të njerëzve.

Mushkëritë: Disa studime kanë treguar se domatet mund të ndihmojnë njerëzit që vuajnë nga astma, si dhe mund të parandalojnë emfizemën, një gjendje që dëmton ngadalë alveolat e ajrit në mushkëri, shkruan lapsi. Kjo falë antioksiduesve si likopeni, luteina dhe zeaksantina, që luftojnë substancat e rrezikshme në tymin e duhanit, shkaktari kryesor i emfizemës. Shkencëtarët po përpiqen të mësojnë më shumë rreth këtyre efekteve.

Shëndeti oral: Studimet kanë treguar se likopeni mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve si gingiviti dhe periodontiti në të njëjtën mënyrë siç mund të parandalojë kancerin, duke parandaluar radikalet e lira. Por, për shkak të dozave të larta në acid, konsumimi i domateve të freskëta mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve, prandaj nuk duhet t’i lani dhëmbët menjëherë pasi keni konsumuar domate. Është mirë të prisni të paktën 30 minuta

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME