Categories Lajme

“Doja të flisja shqip me dhëndrin”, vajza: Vjehrra s’më merrte në telefon, mori shqiptarin kjo

Mentaliteti e ka shtyrë  Pieretën që mos të pranojë të dashurin e huaj të vajzës së saj, Fatjonës dhe të pranonte mblesërinë me një djalë shqiptar. Nga biseda mes tyre në “Shihemi në Gjyq” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan kuptohet që Fatjona ende nuk e ka përtypur këtë situatë pasi nga burri që zgjodhi e ëma është ndarë sepse ai e donte për pasaportë duke qenë se ajo jeton në Angli.

Ardit Gjebrea: Shiko Piereta, ti çfarë kishe kundër të dashurit që kishte Fatjona?

Piereta: Po ishte i huaj.

Ardit Gjebrea: Po ishte i huaj edhe çfarë pastaj?

Piereta: Doja që të flisja unë shqip.

Ardit Gjebrea: Doje të flisje shqip me dhëndrin.

Piereta: Po, po. Po mentaliteti, unë po e tregoj.

Ardit Gjebrea: Po mentaliteti, ja pra, nuk është më.

Piereta: E bëra.

Ardit Gjebrea: Nuk është më me dhëndrin.

Piereta: Tani duhet të më vrasë?

Fatjona: Pa ardhur andej, i tha “mirëmëngjes, natën e mirë” të gjitha ia thoshte ai. Vinte atje, në telefon ai. Njëherë nuk më merrte vjehrra në telefon, isha për të lindur. Mori të thoshte “gëzuar ditën” se ishte ortodoks dhe i thoshte “gëzuar ditën e emrit” ish-burrit tim dhe unë ditën për të lindur e kisha në të njëjtën datë, në datën 2 Dhjetor dhe s’më thoshte “moj Fatjona, linde apo jo?”

Eni Çobani: Vjehrra.

Fatjona: Vjehrra. Edhe mori shqiptarin kjo, jo se janë të gjithë njësoj po resmen që kisha me resmen që më dhanë këta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME