Categories Lajme

“Doja t’i fusja gërshërët vetes”/ Shkoi nuse nga Dibra në Sarandë, gruaja rrëfen dramën e jetës së saj: Më detyruan të martohem me një burrë me probleme mendore!

Nga ëndrrat për një martesë të lumtur, te dhuna fizike e psikologjike e bashkëshortit dhe akuzat për inçest, kjo është historia që u trajtua sot në emisionin me “Zemër të Hapur”.

Zylfie Lame, 40-vjeçarja nga Dibra, u martua para 15 viteve me shpresën që vështirësitë ekonomike dhe dramat në shtëpinë e babait do të merrnin fund, pa ditur që pikërisht drama e jetës së saj ende nuk kishte filluar.

Bashkëshorti, që e detyruan të kishte në krah, ishte një person që prej vitesh kishte kartelë të shëndetit mendor. Pasi u përball me këtë të vërtetë, për të ishte shumë vonë ta linte e të shkonte sërish në shtëpinë e prindërve. E detyruar nga bashkëshorti, 40-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë pas një periudhe të shkurtër kohë.

Pasi djali erdhi në jetë, kjo grua sikur mos t’i mjaftonte dhuna sistematike, u përball me një akuzë që e bëri të mendojë edhe vetëvrasjen.

“Djalin nuk e ke me mua, por me vëllanë ose vjehrrin tënd”, ishin pikërisht këto fjalë që kjo grua akuzohej nga i shoqi.

E gjendur në këtë situatë, Zylfie Lame u detyrua të qëndronte prej muajsh mbyllur. Sakaq, bashkëshorti tentonte vazhdimisht të vriste fëmijën e porsalindur, duke shprehur që ai nuk kishte vend në shtëpinë e tij.

Rrëfimi i gruas: Unë isha 25 vjeçe, kur më gënjyen për t’u martuar. Më thanë do jesh në mes të Sarandës, do jesh rehat. Por, nuk më doli ashtu. Kam udhëtuar dy ditë, nga Dibra në Sarandë, për të shkuar nuse. Më treguan gjithë të mirat, por jo të këqijat. Unë besova. Erdhi më solli Lira, më vuri varëse floriri të trashë dhe më tha që do jem si princeshë. Por, që rrugës, kur po shkoja nuse, e kuptova, u ftoha. As burri, as kunatat, as vjehrrit, nuk më hynë në zemër. Një muhabet nuk e bënim, një hall shtëpie nuk e qanim dot si çift. Ai burrë nuk më hyri në zemër.

Ai kishte probleme. Familjen nuk e lajmërova, se unë kam vuajtur te dera e babait, se ishim shumë të varfër. Nuk më linin as telefon në dorë, më linin roje. Ishte xheloz i madh. Ashtu ja thoshte truri. Shkova në Greqi për 10 ditë, por isha e mërzitur. Çdo gjë që bëja me burrin, merrej vesh. Kur shkuam në Greqi, mbushte këpucët me nevojë dhe u thoshte shokëve i ka mbushur gruaja. Doja t’ia fusja vetes me gërshërë, nuk dija ç’të bëja. Pronari grek i thoshte që paske alamet nuseje, duhet ta mbash në duar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME